5 veprime që kurrë nuk duhet t'i bëni pas të ngrënit. Një ndër to është jashtëzakonisht e rrezikshëm për shëndetin tuaj!

Shëndetësia

5 veprime që kurrë nuk duhet t'i bëni pas të ngrënit. Një ndër to është jashtëzakonisht e rrezikshëm për shëndetin tuaj!

Më: 2 mars 2018 Në ora: 11:49
ilustrim

Dihet që nëse shkojmë menjëherë në shtrat pas drekës ose darkës eshtë shumë e dëmshme për shëndetin tonë. Përveç kësaj ka dhe shumë gjëra të tjera që janë shumë të rrezikshme dhe duhet ti shmangni pas drekës ose darkës.

Disa nga këto janë:

Duhani 
Disa studime kanë treguar se pirja e duhanit menjëherë pas një vakti është e barabartë me pirjen e 10 cigareve në të njëjtën kohë. Për t’i bërë gjërat edhe më keq, ky zakon i tmerrshëm rrit ndjeshëm rrezikun e kancerit të zorrëve dhe të mushkërive.

Hani fruta
Gjithmonë duhet të hani fruta para një vakti, jo pas, pasi frutat kërkojnë enzima të ndryshme për tretje. Për më tepër, sheqernat në fruta kanë nevojë për më shumë kohë për t’u përthithur plotësisht. Mënyra më e mirë për të përfituar nga ushqyesit, fibrat dhe sheqernat nga frutat është kur stomaku juaj është i zbrazët. Kur i hani ato pas një vakti, rreziku i urthit është më i lartë.

Gjumi
Duke shkuar në shtrat menjëherë pas ngrënies mund të shkaktojë siklet, fryrje dhe një ndjesi djegieje në stomak. Sipas një studimi, njerëzit që nuk kishin shkuar në shtrat menjëherë pas një vakti, kishin më pak shanse për një goditje kardiake.

Dushi 
Nëqoftëse ju bëni dush pas një vakti, ju rrisni qarkullimin e gjakut në këmbë dhe duar dhe kjo zvogëlon qarkullimin e gjakut në stomak. Për fat të keq, kjo dobëson sistemin tuaj të tretjes dhe mund të shkaktojë dhimbje stomaku.

Çaji 
Pirja e çajit pas darkës mund të pengojë përthithjen e hekurit. Mungesa e hekurit shkakton anemi të manifestuar përmes lëkurës së zbehtë, dhimbjes së gjoksit, oreksit të dobët, këmbëve dhe duart e ftohta, dobësisë dhe marramendjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat