A do ta ndryshojë gji dhënia formën e gjinjve tuaj, mjekët habisin me përgjigjen

Shëndetësia

A do ta ndryshojë gji dhënia formën e gjinjve tuaj, mjekët habisin me përgjigjen

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 22:54
Ilustrim

“A do ta ndryshojë gji dhënia pamjen e gjinjve të mi?” është një nga pyetjet që preokupon nënat që sapo kanë lindur dhe vendosin të ushqejnë me gji foshnjën e tyre.

E vërteta është se fenomenet si: shtimi apo humbja në peshë, shtatzënia apo edhe efekti i grativitetit mund të ndikojnë në pamjen e gjinjve.

Gjatë shtatzënisë, gjinjtë tuaj parapregatiten për gjidhënje duke u bërë më të mëdha, përderisa thithkat dhe aureola bëhet më e errët dhe pak më e madhe. Disa ditë pas lindjes, gjinjtë tuaj do jenë të mbushura dhe më të rënda sepse tani ato përmbajnë qumësht.

Rreth dy javë apo më shumë pas lindjes, gjinjtë tuaj do të kthehen në madhësinë e përafërt në të cilën ishin gjatë shtatzënisë, dhe ato mbeten ashtu derisa ju vazhdoni të ushqeni fëmijën tuaj me qumësht gjiri.

Pasi të ktheheni në peshën tuaj të para-shtatzënisë, gjinjtë tuaj me gjasë do të kthehen në madhësinë e tyre të para-shtatzënisë, por fatkeqsisht jo edhe aq të “freskëta” siç ishin para shtatzënisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat