Ilaçet kundër depresionit funksionojnë

Shëndetësia

Ilaçet kundër depresionit funksionojnë

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 23:51
Ilustrim

Shkencëtarët kanë deklaruar që kanë gjetur zgjidhje për një nga debatet më të mëdha të mjekësisë, pasi një studim ka treguar se ilaçet kundër depresionit funksionojnë.

Studimi, në të cilin janë analizuar të dhëna nga 522 testime të ndryshme ku ishin të përfshirë 116,477 persona, ka gjetur se 21 nga ilaçet më të shpeshta kundër depresionit ishin të gjitha shumë më efektive në uljen e simptomave akute të depresionit krahasuar me pilulat placebo.

Megjithatë ka treguar edhe dallime të mëdha në mënyrën se si funksionon secili ilaç.

Autorët e këtij studimi, të publikuar në “Lancet”, kanë thënë se më shumë njerëz mund të përfitojnë nga këto ilaçe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat