Bajamet e gjelbra, përfitimet e shëndetit dhe bukurisë së lëkurës dhe flokëve

Shëndetësia

Bajamet e gjelbra, përfitimet e shëndetit dhe bukurisë së lëkurës dhe flokëve

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 15:21
Bajamet e gjelbra

Bajamet e gjelbra janë variantet e korrura dhe të freskëta të bajameve klasike të thata. Ato përmbajnë lëndë ushqyese të shumta të dobishme për shëndetin tonë, por gjithashtu të çmuar për t’u kujdesur për lëkurën dhe flokët.

Ne zakonisht i njohim dhe konsumojmë bajamet e thata, por pak persona kanë pasur kënaqësinë të shohin dhe të shijojnë bajamet e gjelbra, ose ato të freskëta që janë në dispozicion vetëm në pranverë kur ato korren nga pemët. Por çfarë i kanë këto bajame kaq të veçantë? Përfitimet shëndetësore.

Bajame të gjelbra kanë qenë prej kohësh të njohura për përfitimet e tyre shëndetësore dhe disa studime të kohëve të fundit kanë treguar dobinë e tyre për lëkurën dhe flokët.

Ja disa nga përfitimet shëndetësore të tyre:

-Përfitimet për zemrën: në veçanti lëkura që mbulon bajamet përmban shumë flavonoide, substanca me fuqi antioksidante. Një grup studiuesish në Universitetin e Tufts ka treguar se flavonoidët punojnë së bashku me vitaminën E duke mbrojtur muret e enëve të gjakut nga prishja ose dëmtimi i mundshëm. Si rezultat, duke konsumuar këto fruta, ne mund të parandalojmë sëmundjet e rrezikshme kardiovaskulare siç janë sulmet në zemër.

-Ata luftojnë me kolesterolin e keq: bajamet e gjelbra janë një nga ushqimet më të mira për të luftuar lipoproteinat me dendësi të ulët, ose të ashtuquajturat kolesterol të keq. Ngrënia e tyre rregullisht mund të ndihmojë për ta mbajtur këtë vlerë në kufi normal.

-Aleate të kockave dhe dhëmbëve: përmbajtja e lartë në kripërat minerale të bajameve të gjelbra është veçanërisht e dobishme për dhëmbët dhe eshtrat tona.

-Lufton gliceminë: pas çdo vakt niveli i glukozës në qarkullimin tonë të gjakut rritet, rritja e sheqerit në gjak nuk është i mirë për shëndetin tonë. Bajamet e gjelbra mund të na ndihmojnë të menaxhojmë situatën duke rregulluar sheqerin në gjak.

-Ndihmojnë sistemin imunitar: bajamet e gjelbra, janë të pasura me antioksidantë dhe substanca të tjera të dobishme për trupin, në mënyrë efektive mbështesin punën e sistemit tonë imunitar dhe kështu na ndihmojnë të na mbrojë nga sëmundja.

– Mbrojnë sistemin nervor: në sajë të pranisë së magnezit dhe substancave të tilla si L-karnitina dhe riboflavina, bajamet e gjelbra sigurojnë ushqim themelor për trurin dhe nervat tona.

-Humbje peshe: pavarësisht se janë kalorike, bajamet e gjelbra mund të ndihmojnë në humbjen e peshës pasi ato përmbajnë yndyrna të shëndetshme dhe substanca të tjera që ndihmojnë metabolizmin e trupit.

Përfitimet për lëkurën

Anti-rrudhë: bajamet e gjelbra janë të pasura me vitaminë E dhe antioksidantë të tjerë. Prandaj ato ndihmojnë për të luftuar radikalet e lira dhe toksinat e tjera në trup. Duke ngrënë vazhdimisht bajamet ne do të kemi një lëkurë më të shëndetshme dhe më të re. Ju mund t’i përdorni ato jo vetëm për kosnumim, por për shembull të blini një vaj bajame për të përdorur disa pika në lëkurën e fytyrës çdo ditë.

Ushqyes: në sajë të pranisë së vitaminës E në bajame, qelizat gjithashtu do të ushqehen në pikën e duhur dhe për këtë arsye lëkura do të jetë më e hidratuar dhe e shëndetshme.

Kundër pikave të zeza: bajamet e gjelbra veprojnë si detox natyror brenda trupit tonë. Ato ndihmojnë në përmirësimin e problemeve me lëkurën në rast se problemet janë pikat e zeza dhe aknet.

Mbron nga dëmtimi i diellit: Konsumi ditor i bajameve të gjelbra lufton plakjen e parakohshme, rivitalizon lëkurën dhe gjithashtu ka aftësinë për të mbrojtur nga dëmtimet e shkaktuara nga rrezet ultravjollcë.

Përfitimet për flokët

Me ndihmën e bajameve të gjelbra ju mund të luftoni rënien e tepërt të flokëve. Këto fruta, në fakt, janë të pasura me vitamina, minerale dhe shumë lëndë ushqyese të tjera që ushqejnë flokët tona në rrënjë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat