Foshnjat nuk rrezikohen nga vaksinimi gjatë shtatzënisë

Shëndetësia

Foshnjat nuk rrezikohen nga vaksinimi gjatë shtatzënisë

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 13:41
Ilustrim

Vaksinimi kundër gripit apo ftohjes gjatë shtatzënisë nuk përbën ndonjë rrezik për foshnjat, është thënë në një studim të realizuar së fundmi.

Foshnjat kanë më pak gjasë që të ftohen apo të preken nga gripi kur nënat e tyre janë të vaksinuara kundër këtyre infeksioneve gjatë shtatzënisë.

Studiuesit kanë analizuar 413,034 foshnja që kanë lindur nga viti 2004 deri në 2014, duke përfshirë edhe 25,22 fëmijë që ishin hospitalizuar dhe 157 që kanë ndërruar jetë brenda gjashtë muajve të parë të jetës.

Ata nuk kanë gjetur asnjë lidhje në mes të vdekjeve dhe hospitalizimin të foshnjave me vaksinimin e nënave gjatë shtatzënisë.

Vaksinimi kundër këtyre viruseve rekomandohet për gratë shtatzëna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat