Stresi tek baballarët ndryshon spermën, rritë rrezikun për depresion tek fëmijët

Shëndetësia

Stresi tek baballarët ndryshon spermën, rritë rrezikun për depresion tek fëmijët

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 15:44
Ilustrim

Fëmijët, baballarët e të cilëve janë të stresuar, kanë më shumë gjasë që të zhvillojnë PTSD (Çrregullime të stresit post-traumatik) dhe të vuajnë nga depresioni.

Studiuesit kanë gjetur që presionet e jetës mund të ndryshojnë AND-në në spermën e burrave, duke shkaktuar ndryshime në zhvillimin e trurit tek foshnjat ende pa lindur.

Ekipi studiues, i udhëhequr nga Dr Bale, ka zhvilluar një eksperiment tek minjtë me qëllim që të analizojnë se si ndikon mënyra e jetesës së baballarëve tek fëmijët.

Përderisa njeriu është në stres lirohen tre hormone, adrenalina, kortizoli dhe norepinephrine. Së bashku këto hormone bëjnë që trupi ynë të kalojë në gjendje hyperarousal, që është e rëndësishme për t’u përballur me efektet e stresit.

Minjtë që kishin përjetuar periudha të lehta të stresit kishin trashëguar kodin gjenetik për një përgjigje më pak efektive të hormoneve ndaj stresit tek fëmijët. Stresi kishte ndryshuar materialin gjenetik në spermë, të njohur si microRNA, që luan një rol kyç në shndërrimin e gjeneve në proteina funksionale. Struktura ku sperma pjeket (caput epididymis ) liron vezikulat që përmbajnë microRNA, të cilat përzihen me spermatozoid dhe ndryshojnë përmbajtjen e cila dërgohet në vezë. Kur minjtë ishin të stresuar caput epididymis është përgjigjur duke ndërhyrë në përmbajtjen e vezikulave.

Kjo sugjeron se edhe situatat më të lehta stresuese, siç mund të jetë stresi në punë, mund të ndikojë në zhvillimin dhe shëndetin e pasardhësve potencial.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat