Si qumështi mund ta bëjë lëkurën tuaj të duket mrekullueshëm

Shëndetësia

Si qumështi mund ta bëjë lëkurën tuaj të duket mrekullueshëm

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 23:58
Ilustrim

Legjenda thotë se Kleopatra është zhytur në një vaskë me qumësht për t`u dukur e re dhe me lëkurë të butë. Qumështi është përdorur në kohët antike për shumë arsye andaj për më tepër lexoni deri në fund.

Pse duhet të aplikojmë qumësht në lëkurë

Qumështi është i mirë për shumë lloje të lëkurës, fillimisht ai përmban acid laktik që e qëron lëkurën dhe e le të butë pastaj. Njerëzit që vuajnë nga probleme si rosacea do të mund të përdorin prodhime me acid laktik pa frikën se do e dëmtojnë lëkurën e tyre. Qumështi përmban edhe aminoacide që e mbajnë lëkurën të hidratuar, përmban antioksidantë dhe vitaminat A dhe D që e mbrojnë lëkurën nga dëmi ambientor dhe e luftojnë plakjen e lëkurës. Qumështi e zbut lëkurën e ndezur kur aplikohet direkt në lëkurë, madje edhe nëse jeni alergjik ndaj laktozës do të mund të aplikoni qumështin në lëkurën tuaj.

Jo vetëm qumështi i lopës është i vyeshëm

Si duket nuk është vetëm qumështi i lopës që ndihmon lëkurën por edhe qumështi nga burime tjera. Shembull, qumështi njerëzor ka cilësi shumë pozitive kur aplikohet në lëkurë pasiqë është antibakterial, antiseptik dhe përmban acid laurik që ndihmon shërimin e lëkurës së plasur.

Qumështi i dhisë është gjithashtu i mirë, super hidratues dhe përmban acid laktik posi qumështi i lopës.

Produkte koreane kanë filluar të përdorin edhe qumështin e gomarit për të shëruar dhe zbutur lëkurën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat