Femrat që vuajnë nga tensioni i lartë janë më të rrezikuara të preken nga humbja e kujtesës

Shëndetësia

Femrat që vuajnë nga tensioni i lartë janë më të rrezikuara të preken nga humbja e kujtesës

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 13:29
Ilustrim

Femrat që paraqesin një presion gjaku të lartë në moshën 40-vjeçare, mund të kenë më shumë probabilitet për të zhvilluar më pas demencë, sipas një studimi të publikuar në Neurology.

“Presioni i lartë i gjakut në moshë të mesme është një faktor risku i njohur për demencë, por këto rezultate mund të ndihmojnë që të kuptojmë më mirë se kur fillon kjo lidhje, si ndikojnë ndryshimet në presionin e gjakut në riskun për demencë dhe cilat janë ndryshimet midis femrave dhe meshkujve”, shprehet Rachel Whitmer, nga Kaiser Permanente Division of Research në Oakland, Kalifornia, që ka drejtuar grupin e studimit. Kërkuesit iu kanë kërkuar 7.238 personave që t’i nënshtroheshin kontrollit të presionit të gjakut dhe testeve të tjera që nga viti 1964 deri në 1973, kur kishin një moshë mesatare prej 33 vjeç dhe përsëri më vonë kur kishin një moshë mesatare prej 44 vjeç. Rreth 22% e pjesëmarrësve në total, 31% e meshkujve dhe 14% e femrave, paraqisnin presion të lartë arterial rreth moshës 30 vjeç. Ndërsa një 22% tjetër e pjesëmarrësve, kishin presion të lartë rreth moshës 40-vjeçare, konkretisht 25% e meshkujve dhe 18% e femrave.

Në vitin 1996 kërkuesit identifikuan 5.646 pjesëmarrës akoma gjallë që i ndoqën për një mesatare prej 15 vitesh për të verifikuar zhvillimin e mundshëm të demencës që është diagnostikuar në 532 persona këtë periudhë. Presioni i lartë i gjakut në moshë të re nuk ishte lidhur me asnjë shtim të riskut për demencë, por një presion i lartë i gjakut në moshë të mesme adulte apo rreth moshës 40 vjeç është lidhur me një shtim prej 65% të riskut për demencë për femrat. “Edhe pse presioni i lartë i gjakut ishte më i zakonshëm te meshkujt, nuk kishte asnjë provë që nëse meshkujt kishin një presion të lartë të gjakut në moshën 30 apo 40-vjeçare rriste riskun për demencë”, shpjegojnë autorët. Për femrat që arritën në moshën 60-vjeçare pa demencë, risku i akumuluar i demencës në 25 vjet ishte me 21% për ato me presion të lartë gjaku në moshën 30-vjeçare krahasuar me 18%, për ato që kishin një presion normal gjaku në të njëjtën periudhë. Sipas kërkuesve një kufizim i këtij studimi qëndron në faktin se ka pasur shumë zhvillime në screening dhe në efikasitetin e barnave për presionin e lartë të gjakut që kur ky studim ka filluar, prandaj përgjithësimi në popullsinë e sotme mund të mos jetë i saktë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat