Flini me reçipeta? Këto janë dëmet e rënda që ju sjellin

Shëndetësia

Flini me reçipeta? Këto janë dëmet e rënda që ju sjellin

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 07:32
Ilustrim

Reçipetat janë një ndër aksesorët më të pandashëm të femrave. Ato janë krijuar në vitin 1889, por u hodhën në treg vetëm në vitin 1914.  Femrave asokohe ju duhej të merreshin me punë fizike dhe ky aksesor do i ndihmonte shumë pasi mblidhte gjoksin e tyre.

Një studim i fundit do t’i lumturojë partnerët tuaj femra, pasi këshillohet të mos i përdorni reçipetat gjatë gjumit.

Ekspertët e shëndetit publik rekomandojnë t’i hiqni reçipetat kur flini pasi ato shtrëngojnë gjëndrat dhe kanalet e ndryshme limfatike, duke penguar në këtë mënyrë filtrimin dhe eliminimin e toksinave nga organizmi, raporton britanikja “Daily Star”. Një pjesë e mirë e funksioneve të eliminimit të toksinave nga organizmi ndodh gjatë fazës së gjumit.

Mbajtja e reçipetave natën shkakton gjithashtu akumulim të tepërt të ujit. Ky akumulim krijon dehidratim, por mund të çojë në shfaqjen e cisteve limfatike që ndikojnë drejtpërdrejt në kancerin e gjirit.

Materiali përbërës i reçipetave ndikon në rritjen e temperaturës së gjoksit, mos harroni që gjoksi pre-kancerogjen ka temperaturë më të lartë se gjoksi i shëndetshëm.

Studimet e ndryshme rekomandojnë që përdorimi i reçipetave nuk duhet të kalojë 10 orë në ditë. Bëni kujdes me përzgjedhjen e materialit dhe formës që ju përshtatet, në mënyrë që të favorizoni qarkullimin e gjakut në këtë pjesë delikate të trupit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat