A e dini që një banane çdo ditë mund t’ju shpëtojë jetën?

Shëndetësia

A e dini që një banane çdo ditë mund t’ju shpëtojë jetën?

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 07:00
Ilustrim

Sipas studimeve të reja, një banane përditë mund të ndihmojë në parandalimin e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru.

E pasur me kalium, bananet mund të pengojnë bllokimet fatale dhe ngushtimin e arterieve.

Studiuesit në Universitetin e Alabamës zbuluan efektet pasi analizuan minjtë që rrezikonin sëmundje zemre,

Ata u ushqyen me nivele të ulëta, të mesme apo të larta kaliumi, dhe rezultatet treguan se arteriet e atyre që u ushqyen me nivele të ulëta u ngushtuan më shumë.

E kundërta ndodhi me ato që morën sasi të mëdha kaliumi. Mendohet se minerali jetik pengon sulmet në zemër dhe goditjet në tru tek njerëzit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat