Çfarë ndodh nëse nuk ha asnjëherë perime?

Shëndetësia

Çfarë ndodh nëse nuk ha asnjëherë perime?

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 23:53
Ilustrim

Shumica nga ne në të vërtetë i urrejnë perimet. Një pjesë e konsiderueshme e njerëzve ka kohë kohë pa konsumuar perime të freskëta.

Ajo që mund të ndodhë:

Vuan nga sëmundje kardiovaskulare, diabet, kancer si dhe humbje shikimi. Por kjo nuk do të ndodhë tani shpjegon dietologia Georgie Fear bashkëthemeluese e “One by one nutrition.” Ekspertët besojnë se perimet mbrojnë qelizat nga ndryshimet e ADN-së, luftojnë kundër qelizave kancerogjene dhe reduktojnë inflamacionin e organizmit.

Nëse konsumoni perime do të filloni të evitoni disa nga këto sëmundje kronike në të ardhmen. Nëse keni kostipacion ose fryrje barku tregon se keni mungesë fibrash në dietë. Organizmi ynë është rezistent, por me kalimin e kohës mundësitë për të patur pasoja do të rriten sepse ajo që po konsumoni nuk ka aq pak kalori sa perimet dhe që të jenë të pasura me vitamina dhe minerale që i shpërndajnë përbërësit në të gjithë organizmin, në këtë mënyrë do të ndiheni të lodhur dhe jo energjikëm.

Edhe sistemi imunitar do të pësojë ulje, çka do të thotë prekje më shumë nga gripi, reduktim të mikroelementëve, njerëzit me nivele të ulëta të vitaminës B shfaqin një lëkurë të thatë. Duhet të shtoni më shumë fruta dhe drithëra. Perimet mund t’i kombinomi mjaft mirë me fruta të shtydhura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat