Studimi i kryer tek mijëra njerëz vërteton: Sa më shumë të hani nga ky ushqim, aq më të rrezikuar jeni nga kanceri

Shëndetësia

Studimi i kryer tek mijëra njerëz vërteton: Sa më shumë të hani nga ky ushqim, aq më të rrezikuar jeni nga kanceri

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 23:22
ilustrim

Një lidhje mes ushqimeve shumë të përpunuara dhe kancerit është sugjeruar nga hulumtuesit shkencorë francezë.

Ata i kanë klasifikuar ushqime si ëmbëlsirat, kofshët e pulës dhe buka e prodhuar në masë (që ruhet për muaj të tërë në raftet e supermarketit) si “shumë të përpunuara”.

Një studim i kryer tek 105 mijë njerëz thekson se sa më shumë të konsumojnë nga këto ushqime njerëzit, aq më të rrezikuar janë nga kanceri.

Rreth studimit janë ngritur disa debate, megjithatë të gjithë ekspertët janë të një mendje: zgjidhja e vetme është dieta e shëndetshme.

Cilat ushqime konsiderohen si shumë të përpunuara?

Buka dhe simitet e paketuara të prodhuara në masë
Snack të ëmbla ose pikante të paketuara
Pijet e gazuara ose të ëmbëlsuara
Ëmbëlsirat shumë të përpunuara
Petët ose supat e gatshme
Ushqimet e ngrira

Ushqimet e prodhuara më së shumti ose krejtësisht nga sheqernat, vajrat dhe yndyrat

Pas duhanpirjes, të qenët mbipeshë është shkaku më i parandalueshëm i kancerit, ndërkohë që OBSH thotë se edhe ushqimet e përpunuara rrisin në mënyrë të konsiderueshme rrezikun për zhvillimin e kësaj sëmundjet.

Rezultatet e studimit, të publikuara tek Revista Mjekësore Britanike, treguan se nëse një racion me ushqime shumë të përpunuara rritet në dietë me 10%, rritet edhe numri i rasteve me kancer me 12%.

Gjatë studimit:

Mesatarisht, 18% e dietës së njerëzve ishte shumë e përpunuar
Mesatarisht, probabiliteti i diagnostikimit me kancer ishte 79 për 10 mijë njerëz.
Me rritjen e racionit të ushqimeve të përpunuara me 10%, probabiliteti mund të rritet me 9 raste më shumë për 10 mijë njerëz në vit.

Hulumtuesit shkencorë dolën në këtë përfundim: “Këto rezultatet sugjerojnë se rritja në mënyrë të menjëhershme e konsumimit të ushqimeve shumë të përpunuara mund të shumëfishojë rastet me kancer dekadat e ardhshme.

Megjithatë, ata theksojnë se studimi duhet të konfirmohet nga kërkime të tjera shkencore të një shkalle më të lartë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat