Ja sa herë është e nevojshme të shkoni në tualet gjatë ditës

Shëndetësia

Ja sa herë është e nevojshme të shkoni në tualet gjatë ditës

Më: 14 janar 2018 Në ora: 21:19
Ilustrim

Ka nga ata njerëz të cilët shkojnë shpesh në banjo, por ka edhe nga ata të tjerët të cilët në një hark kohor nga mëngjesi në mbrëmje nuk e kanë urgjente për të urinuar madje mund të durojnë edhe më shumë, por e dinit se asnjëra nga këto sjellje nuk i bëjnë mirë shëndetit?

Sipas mjekëve nefrologë nuk ekziston një numër perfekt i herëve kur duhet të shkoni në tualet, por ata këshillojnë të shkoni në tualet minimalisht 4-7 herë, por kjo frekuencë mund të kushtëzohet nga ajo çfarë konsumoni gjatë ditës.

Të mbani urinën për një kohë të gjatë sjell një tejmbushje të veshkave ku muskulatura e tyre mund të lodhet dhe nuk funksionon siç duhet. Edhe pse nuk doni të urinoni është mirë të provoni të paktën të shkoni në tualet çdo 4 orë .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat