Përbërësi që duhet t’i shtoni ujit për ta bërë një detoksifikues perfekt!

Shëndetësia

Përbërësi që duhet t’i shtoni ujit për ta bërë një detoksifikues perfekt!

Më: 1 janar 2018 Në ora: 22:53
Ilustrim

Është normale që pas festave të ndjeheni pak të fryrë, pasi në periudha të tilla mund t’ia lejojmë vetes teprimin me ushqimin. Por është mirë që pas çdo vakti që e keni tepruar me ushqimin, të merrni masa ku të zhbëni dëmin që i keni shkaktuar trupit tuaj. Rruga më e lehtë?

Përgatisni pije detoksifikuese. 
Në shumicën e rasteve ato përgatiten duke i shtuar ujit copëza frutash ose perimesh. Por cila është më efikase, cili frut ose cili perim është më i dobishëm?

E dimë që nuk është pija më e shijshme që mund të provoni, por ju sigurojmë që është ndër më të shëndetshmet. Bëhet fjalë për pataten e ëmbël. Shkencëtarët japonezë rekomandojnë zierjen e patates së ëmbël dhe konsumimin e lëngut të saj. Sipas kërkimeve të bëra , proteinat që mbeten te uji pasi patatja ka zier, heqin oreksin për ushqim.

Pas një studimi të kryer mbi 150 njerëz të moshave të ndryshëm, ku për 28 ditë atyre iu dha ky lëng u vu re një rënie e konsiderueshme në peshë, ulje e nivelit të kolesterolit si edhe ulje e lipitinës, lëndës që ndihmon në rregullimin e oreksit. Shkencëtarët u shprehën të surprizuar nga efekti i patates së ëmbël. Kjo pije është shumë premtuese në lidhje me përmirësimin e shëndetit tonë fizik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat