Konsumimi i çajit parandalon glaukomën

Shëndetësia

Konsumimi i çajit parandalon glaukomën

Më: 24 dhjetor 2017 Në ora: 16:50
Ilustrim

Një gotë më çaj të nxehtë në ditë do ta mbajë larg glaukomën.

Kjo sipas një studimi të ri të publikuar në British Journal Ophthalmology.

Rreziku i zhvillimit të glaukomës – një prej sëmundjeve që shkakton aktualisht më së shumti verbërinë gjithandej botës e që prek 58 milionë njerëz, mund të zvogëlohet me konsumim të përditshëm të çajit.

Kjo sëmundje shkaktohet nga lëngu brenda në sy që bën presion më pas në nervin optik dhe shkakton verbërinë.

Studimet e më hershme kanë treguar se edhe kafeina zvogëlon rrezikun, por tash del se ajo s’ka kurrfarë efekti dhe se çaji është më i mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat