Kanabisi me efekte pozitive për të sëmurët me HIV!

Shëndetësia

Kanabisi me efekte pozitive për të sëmurët me HIV!

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 09:59
Ilustrim

Kanabisi mund të parandalojë rënien e intelektit deri në 50 për qind të të sëmurëve me HIV, zbulon hulumtimet e reja.

Pacientët që përdorin marihuanën kanë më pak qeliza inflamatore të bardha, të cilat janë të përfshira në sistemin imunitar, zbuloi një studim.

Kjo mund të shpëtojë njerëzit e infektuar nga rënia e intelektit, e cila ndikon deri në 50 për qind të të sëmurëve për shkak të inflamacionit të vazhdueshëm në tru si rezultat i sistemit imunitar vazhdimisht duke luftuar virusin.

Autori kryesor, profesor Norbert Kaminski nga Universiteti Shtetëror i Miçiganit, tha se ata që përdorën marihuanën kishin nivele [të qelizave inflamatore] shumë afër një personi të shëndoshë jo të infektuar me HIV.

Ndërsa autori i studimit Mike Rizzo shtoi se ajo rënie e qelizave mund të ngadalësojë ose ndoshta edhe të ndalojë procesin inflamator, duke ndihmuar potencialisht pacientët që ta mbajnë më gjatë funksionin e tyre njohës”.

Më shumë se 1.1 milion njerëz janë të infektuar me HIV në SHBA, nga të cilat një në shtatë nuk janë në dijeni se mbajnë virusin.

Rreth 29 shtete në SHBA kanë legalizuar marihuanë për përdorim mjekësor, nga të cilat shtatë lejojnë që medikamenti të merret në mënyrë rekreative.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat