Uji i ngrohtë me kripë Himalaja pastron trupin nga toksina

Shëndetësia

Uji i ngrohtë me kripë Himalaja pastron trupin nga toksina

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 20:00
ilustrim

Kjo mënyrë e veprimit për shëndetin dhe bukurinë në Indi është praktikuar që nga kohërat e lashta. Edhe shkencëtarët pranojnë se një praktikë e tillë mund të ketë një ndikim pozitiv në trupin tonë.

Thjesht vendosni 2 lugë të vogla të kripës organike Himalaja në një gotë ujë (2,5 dcl). Përziejini mirë derisa të shkrihet kripa. Çdo mëngjes pini nga një gotë ujë të ngrohtë me kripë Himalaja në stomakun bosh. Mbani përzierjen në një vend të thatë dhe të errët.

Kripa e Himalaja përmban 84 minerale esenciale dhe elemente. Ajo ka një nivel të ulët të natriumit dhe një numër të madh të elektroliteve kështu që në mënyrë efektive hidraton trupin. Për krahasim, kripa e bardhë e kuzhinës dehidron organizmin.

Përveç detoksifikimit të trupit dhe rigjenerimit të tij, uji i kripës balancon sheqerin në gjak, rregullon metabolizmin, forcon imunitetin, balancon hormonet, zëvendëson elektrolitet, ndihmon në tretshmërinë e yndyrës dhe humbjen e peshës.

Përfitimet tjera të kësaj pijeje:

-Stimulon tretjen

-Ndihmon pagjumësinë

-Vepron si një antibakterial

-Eshtra të shëndetshëm

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat