Ja pse personat që ushtrohen rregullisht nuk kanë shanse të preken nga sëmundjet mendore

Shëndetësia

Ja pse personat që ushtrohen rregullisht nuk kanë shanse të preken nga sëmundjet mendore

Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 22:35
Ilustrim

Ushtrimet fizike ulin rrezikun për zhvillimin e sëmundjes Alzheimer, kanë deklaruar shkencëtarët pasi kanë gjetur një lidhje mes shëndetit të dobët të zemrës dhe problemeve me memorien. Një studim i ri nga Vanderbilt University Medical Center tregon që personat, zemra e te cilëve pompon më pak gjak, kanë qarkullim më të vogël në lobin e përkohshëm.

Pikërisht në këtë zonë të trurit çrregullimet mendore paraqiten fillimisht. Për personat të cilët kanë regjim të dobët fitnesi si dhe shëndet të keq të zemrës, truri i tyre është potencial për tu plakur më herët , madje mund të jetë rreth 20 vjet më i plakur. Ekspertët kanë paralajmëruar që këto studime duhet t’i nxisin të gjithë të merren me ushtrime të paktën 30 minuta në ditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat