Kryeni seks gjatë shtatzënisë? Ja çfarë bën bebja juaj!

Shëndetësia

Kryeni seks gjatë shtatzënisë? Ja çfarë bën bebja juaj!

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 15:41
Ilustrim

Problemet më të shpeshta që kanë të bëjnë me shtatzënësinë normale janë të natyrës psikike dhe të pranimit të faktit që “nëna nuk është më e vetme”.

Kështu mund të paraqitet frika që penetrimi mund të lëndojë beben apo të shkaktojë dështim spontan, gjë që nuk është e vërtet.

Fetusi është në mënyrë të shkëlqyeshme i mbrojtur në qesen amnione në mitër, ndërkaq mitra është e mbyllur dhe e ndarë nga ambienti i jashtëm me sekrecion të mukozës dhe është e mbyllur.

E dyta, te disa çifte paraqitet frika që bebja është e vetëdijshme për atë që po bëjnë nëna dhe babai, posaçërisht në javët e fundit të shtatzënësisë, duke e argumentuar këtë me faktin se bebja kërcen dhe lëviz çdoherë pas aktit seksual.

Fetusi nuk mund të jetë i vetëdijshëm për këtë gjë, nuk mund të dijë se ç’po ndodh, as që seksi do t’i shkaktojë pasoja psikike të mëvonshme, ndërkaq reaksioni i bebes paraqet përgjigje ndaj aktivitetit të hormoneve dhe mitrës pas marrëdhënies.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat