Britania teston vaksinën universale kundër gripit

Shëndetësia

Britania teston vaksinën universale kundër gripit

Më: 3 tetor 2017 Në ora: 16:29
Ilustrim

Studiuesit janë duke tentuar që të aplikojnë vaksinën universale kundër gripit sezonal, tek 500 pacientë në Britani.

Vaksina eksperimentale funksionon ndryshe nga ajo që përdoret për momentin, që duhet të merret çdo vit, duke u bazuar në supozimin më të mire se cili tip i gripit do të shfaqet.

Ndërsa vaksina e re sulmon pjesët e virusit që nuk ndryshojnë nga viti në vit.

Kjo nënkupton që kjo vaksinë funksionon kundër gripit të njerëzve, shpezëve dhe derrit, kanë deklaruar ekipi nga Universiteti Oxford.

Ata besojnë që do t’ju ofroj njerëzve mbrojtje më të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat