A mund të shtojmë peshë nëse nuhatim ushqimin?

Shëndetësia

A mund të shtojmë peshë nëse nuhatim ushqimin?

Më: 18 korrik 2017 Në ora: 11:52
ilustrim

Shkencëtarët e Universitetit Berkeley në Kaliforni kanë zbuluar se era e ushqimit luan rol të rëndësishëm në mënyrën me të cilën organizmi përpunon kaloritë dhe se edhe me vetë nuhatjen e ushqimit para ngrënies mund të ndikojë në mbledhjen e kilogramëve të tepërt.

Studimi i kryer në minj zbuloi se minjtë që nuk kishin nuhatur  ushqimin, nuk kishin shtuar në peshë. Nga ana tjetër, minjtë, të cilët para ngrënies kishin nuhatur ushqimin kishin dyfishuar peshën e tyre.  

Edhe pse studimi është kryer në minj dhe jo në njerëz, shkencëtarët thonë se kjo lidhje është mahnitëse. Rezultatet e studimit shpjegojnë pohimin se shqisa e nuhatjes është i lidhur me vendimin e trupit që të ruajë yndyrat, në vend se t’i djegë ato.

Studimi është publikuar në revistën "Cell Metabolism" dhe shkencëtarët shpresojnë se rezultatet e tij do t’iu ndihmojnë personave, të cilët kanë çrregullime me ushqim, si dhe personave që luftojnë për të humbur peshë. 

“Shtimi i peshës trupore nuk matet vetëm me marrjen e kalorive. Nëse konfirmojmë se edhe te njerëzit shqisa e nuhatjes është e lidhur me shtimin e peshës, mund të krijojmë barin, i cili nuk ndikon në shqisën e të nuhaturit, por bllokon qarqet e metabolizmit. Kjo do të ishte e pabesueshme”, thotë njëri nga autorët e studimit Endju Dilin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat