Sa ujë duhet të pijmë në stinën e verës?

Shëndetësia

Sa ujë duhet të pijmë në stinën e verës?

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 09:10
Ilustrim

Pini sa më shumë ujë, është dieta më e mirë e këshillueshme për të qenë gjithmonë në formë, të rinj, me trup e lëkurë të hidratuar.

Konsumimi i frutave të stinës mund të jetë një pikënisje e mirë, por e pamjaftueshme për sasinë e duhur të ujit për të cilën organizmi ynë ka nevojë. Minimumi është një litër e gjysmë në ditë, e maksimumi është deri në pesë litra! Megjithatë duhet të dëgjojmë gjithmonë nevojën e trupit për ujë, pa arritur në pikën kur ndihemi të etur për ujë. Në këtë fazë, jemi të dehidratuar tashmë. Duhet të përpiqemi të pijmë ujë në mënyrë të herëpashershme, që mos të na thahet organizmi. Tani ne verë duhet të konsumojmë ujë më tepër se në dimër, që të kompensojmë sasinë e humbur të ujit përmes djersës. Mbani një shishe me ujë mbi tavolinë tuaj të punës dhe pini nga një gllënjkë.

Në qoftë trupi ka nevojë për ujë, nuk ka një kufi. Megjithatë, mos e teproni! Edhe tejmbushja e organizmit me ujë në këtë stinë të nxehtë do të ishtë vërtetë një torturë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat