Tre mënyra për të parandaluar gërhitjen!

Shëndetësia

Tre mënyra për të parandaluar gërhitjen!

Më: 2 korrik 2017 Në ora: 10:31
Ilustrim

Gërhitja nuk është vetëm një bezdi gjatë natës, por mund të jetë edhe një problem shëndetësor.Këtë fenomen e përjetojnë rreth 90 milionë persona të rritur në të gjithë botën.

Një studim britanik zbuloi se nëse një nga bashkëshortët gërhet, në përvjetorin e 50 të martesës do të keni humbur rreth 4 vite gjumë.

Ja disa mënyra për të parandaluar gërhitjen dhe që do i mundësojë personave që gërhasin (dhe partnerëve të tyre) një gjumë të qetë: Top tenisi – Nëse gërhisni më shumë kur flini në kurriz, bëni një xhep në pjesën e pasme të pizhameve dhe vendosni një top tenisi në të.

Në këtë mënyrë nuk do të flini dot në kurriz, por do të ktheheni në anën tjetër pa u zgjuar. Jastëk shtesë – Vendosni një jastëk tjetër dhe duke u ngritur koka do të ndalohet gërhitja. Strisha për hundën – Nëse gërhisni dhe nuk keni probleme me sinozitin apo kollën, mund të parandaloni gërhitjen duke vënë strisha hunde. Këto ngjitëse hapin rrugët e ajrit duke bërë të mundur një frymëmarrje më të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat