Si të rregulloni trupin pas lindjes, pa ndihmën e kirurgjisë plastike!

Shëndetësia

Si të rregulloni trupin pas lindjes, pa ndihmën e kirurgjisë plastike!

Më: 25 qershor 2017 Në ora: 22:37
Ilustrim

Si të parandaloni kilogramët e tepruar gjatë shtatzënisë? A mund që gjinjtë të qëndrojnë të forcuar dhe në formë, pas ushqyerjes me gji? Si të shpëtoni nga rrathët në barkun tuaj? A mund që femrat me implante silikoni të realizojnë gjidhënien? Po ju sjellim të gjitha përgjigjet me rradhë!

Është më së e vërtetë se trupi i një femre në periudhën e shtatzënisë ndryshon shpejt, ndonjëherë deri në atë pikë saqë nuk mund ta rikthejë atë siluetë të bukur si pasojë e kilogramëve të tepërt. Shqetësimet që lidhen me përvojën nëntë-mujore të grave shtatzëna, përfshijnë edhe frikën se trupi i tyre nuk do të jetë më kurrë i tendosur dhe në formë.

Në vazhdim po ju sjellim përgjigjet e pyetjeve më të shpeshta të nënave të ardhshme, të cilat nuk kanë fare përvojë me fëmijë…

Si mund që yjet e famshme të rikthejnë formën trupore disa ditë pas lindjes…A është kjo e mundur? A është e vërtetë se yjet e famshme si Angelina Jolie, Halle Berry dhe Heidi Klum kanë arritur të rikthejnë peshën trupore disa ditë pas lindjes, duke përfshirë ushtrimet dhe dietat ushqimore?

Përgjigje: Dieta dhe ushqimi nuk janë të mjaftueshme që për një kohë të shkurtër ta riktheni figurën e mëparshme trupore. Nënat e famshme shpesh herë praktikojnë fshehurazi kirurgji plastike në mënyrë që të zgjidhin peshën e tepërt pas lindjes së fëmijës. Megjithatë, silueta e Heidi Klum nuk është rezultat i ndërhyrjes kirurgjike, por vetëm disiplinës. Sigurisht, kjo përfshin edhe stërvitje të rregullta në palestër me trajner personal, dietologe si dhe një dado për ndihmën rreth punëve të shtëpisë. Përndryshe, është shumë i njohur edhe kamuflimi i defekteve trupore me efekte kompjuterike në fotografitë e këtyre yjeve të famshme.

Si të parandaloj akumulimin e kilogramëve të tepërt gjatë shtatzënisë?

Përgjigje: Më mirë është ta parandaloni se sa ta përmirësoni më vonë! Problemi qëndron kur një grua merr sasi të tepërt të ushqimit gjatë shtatzënisë dhe fiton më shumë peshë se sa duhet. Në vend që të arsyetoheni se duhet të konsumoni për “dy veta”, mbani shprehinë e vjetër në të ushqyerit dhe sigurohuni që të merrni mjaftueshëm vitamina dhe minerale. Në rutinën tuaj të përditshme përfshini aktivitetet e rregullta sportive. Është shumë e zakonshme për gratë që të fitojnë peshë gjatë shtatzënisë, diku rreth 11-16 kg.

A mundet që mënjëherë pas operacionit ti nënshtrohem liposuksionit ose intervenimit kirurgjik për shtrëngimin e stomakut?

Përgjigje: ekspertët paralajmërojnë se gjatë vitit të parë që kur nënat bëhen me foshnje, nuk guxojnë ti nënshtrohen metodave invazive për humbje të peshës. Për shkak të ndryshimeve të indeve gjatë shtatzënisë, pas lindjes ekziston më shumë rrezik për komplikime. Nëse planifikoni të keni më shumë fëmijë, është absurde të mendoni për çdo lloj intervenimi kirurgjik në stomak. Përveç kësaj, operacione të tilla në stomak lënë shenja të mëdha në lëkurë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat