Sjelljet e përditshme të njerëzve që vuajnë nga ankthi

Shëndetësia

Sjelljet e përditshme të njerëzve që vuajnë nga ankthi

Më: 14 qershor 2017 Në ora: 01:40
Ilustrim

Nëse prireni të shqetësoheni, ka shumë mundësi ta keni konsideruar tashmë nëse vuani apo jo nga ankthi.

Por predispozita për të menduar që bota do të rrënohet nëse grisni padashje këmishën që keni veshur në punë, nuk është detyrimisht e vetmja mënyrë për të kuptuar nëse keni ndonjë çrregullim të përgjithshëm me ankthin.

Në fakt, ka shumë zakone të vogla të cilat më parë nuk do e kishit menduar që kanë lidhje me ankthin.

Health, është mëse normale të shqetësoheni një herë në kaq. Për shembull, të folurit në publik ose mungesa e stabilitetit financiar mund t’i bëjë njerëzit ankthiozë dhe kjo është normale të ndodhë. Për disa njerëz, nga ana tjetër, ankthi është kaq dominues, saqë u bëhet pjesë e jetës.

Pavarësisht se të folurit me psikologun apo një doktor në lidhje me ankthin është hapi i parë drejt përpjekjeve, ka gjithnjë mënyra për të kuptuar nëse ankthi është në fakt shqetësimi juaj përpara se të keni lënë një takim. Nuk është shumë e lehtë të kuptohet nëse vuani nga ankthi, pasi ekzistojnë një sërë formash të tilla si, atak paniku, fobi, ankthi nga grupimet dhe nga ana tjetër njerëzit ankthiozë janë shumë-funksionalë.

Por nëse keni një dyshim që mund të vuani nga ankthi, hidhuni një sy këtyre 9 zakoneve që në fakt janë shenja treguese.

Nëse realisht ndiheni sikur keni nevojë të konsultoheni, lini një takim me mjekun.

1. I lini frikërat të drejtojnë gjërat që bëni çdo ditë

2. Ndieni simptoma fizike

3. Përqendroheni në të qenurit perfektë

4. Vuani nga pagjumësia

5. Nuk arrini dot të qetësoheni

6. Kërkoni aprovim për gjithçka

7. Shqetësoheni vazhdimisht në lidhje me faktin që jeni të shqetësuar

8. Keni sjellje obsesive

9. Nuk ju mban vendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat