Si të ruani ushqimet ndërkohë që jeni me pushime/4 truke interesante

Shëndetësia

Si të ruani ushqimet ndërkohë që jeni me pushime/4 truke interesante

Më: 12 qershor 2017 Në ora: 15:49
Ilustrim

Edhe pse tradicionalisht korriku dhe gushti njihen si muajt e pushimeve, janë të shumtë ata që zgjedhin të pushojnë edhe gjatë qershorit. Pasi keni bërë çdo gjë gati, duke filluar nga prenotimin i vendit ku do të qendroni, valixhet , zgjedhja e kostumin të banjos etj etj, shumë prej jush me siguri shqetësohen për ushqimet që do të lënë pas. Ok, duhet ta pranojmë që janë femrat ato që kanë një shqetësim të tillë.

Sjellim në artikullin e mëposhtëm disa truke inetersant s’i ti ruani pushimet ndërkohë që pushoni një fundjavë pranë bregdetit të bukur shqiptar ose i gëzoheni natyrës së mrekullueshme të Thethit:

1.Nëse keni blerë disa karota dhe nuk doni që t’ju prishen, zgjidhja është shumë e thjeshtë, madje do t’ju habisë. Merrni një enë dhe mbusheni me rërë. Zhysni karotat aty dhe mbulojini me rërë derisa të mos duken më. Kur të ktheheni, do të jenë njëllojsiç i keni lënë. Ky truk vlen gjithashtu për patatet, rrepat dhe panxharin.

2. Sallata jeshile është një ndër perimet që nuk duhet të mungojë në regjimin tuaj ushqimor, sidomos gjatë stinës së verës pasi është ushqim i lehtë dhe ju mban gjithmonë të hidratuar (falë sasisë lartë fibrave të tretshme në ujë që përmban. Nëse keni akoma sallatë jeshile ose lakër të kuqe në shtëpi mos e hidhni, mafton ta grini dhe ta ruani në një kavanoz qelqi. Mund të rezistojë deri në 10 ditë.

3. I njëjti truk vlen edhe për qepët dhe hudhrat e njoma. Nëse doni që ato të rezistojnë sa më gjatë në kohë, futini në një vazo qelqi me pak ujë brenda dhe lërini aty. Është interesante të dini se kur të ktheheni bishtat jo vetëm që nuk do të jenë zverdhur, por me siguri do të kenë mbirë rrënjë të reja.

4. Qumështi është një nga ato produkte ushqimore që nuk mungon pothuaj kurrë në regjimin ushqimor tuajin. Vlerat e tij ushqyese dhe përmbajtja e lartë në vitamina e bëjnë pijen e preferuar si për të rriturit dhe fëmijët. Nëse keni blerë qumësht më shumë se duhet dhe nuk doni ta hidhni, mjafton të hapni shishet e pafilluara.. të shtoni pak kripë brenda dhe t'i ruani në ngrirje. Ky truk vlen vetëm për qumështin në shishe plastike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat