Arsyet pse duhet nisur ditën me ujë dhe limon gjatë verës

Shëndetësia

Arsyet pse duhet nisur ditën me ujë dhe limon gjatë verës

Më: 6 qershor 2017 Në ora: 19:50
Limonada

Për shumë njerëz mënyra se si nisin ditën bëhet përcaktuese për vijimësinë e saj.

Dikush nuk i reziston urisë dhe për shumë të tjerë kafeja është mbretëresha e mëngjesit, edhe pse e dinë që pas një periudhë ''fjetjeje'' organizmi  ka nevojë të rizgjohet.

Përdorimi i ujit me limon gjatë verës sjell dobi të shumëta për organizmin, sidomos në këto ditë vere.

1.Lehtëson tretjen: Lëngu i limonit nxit mëlçinë të prodhojë sa më shumë lëng biliar, një acid shumë i rëndësishëm për procesin e tretjes së ushqimeve. Sipas American Cancer Society, të gjithë pacientët që kanë probleme me kolitin duhet të nisin ditën me lëng limoni.

2.Pastron organizmin: Mënyra më e mirë për të eliminuar toksinat nga organizmi është nëpërmjet urinës. Acidi citrik i limonit jo vetëm që stimulon prodhimin e shpeshtë të urinës. Përmirëson gjithashtu funksionin e enzimave të mëlçisë duke sjellë detoksifikimin e saj.

3. Rrit veprimin e sistemit imunitar: Limoni është i pasur me vitaminë C që forcon veprimin e sistemit imunitar, duke krijuar një barrierë që mban larg infeksionet e ndryshme. Kur pini ujë me limon trupi juaj përthith shumë hekur, një përbërës i rëndësishëm që nxit veprimtarinë metabolike.

4.Rivendos ekuilibrin e niveleve të pH-it: Edhe pse limoni ka përmbajtje acide, ai shndërrohet në alkalin duke rivendosur ekuilibrin e niveleve të pH-it në trup duke eliminuar aciditetin e tepërt të tij.

5.Pastron lëkurën: Vitamina C dhe acidi citrik i limonit janë ndër aleatët e bukurisë të pa zëvendësueshëm.

6.Ndihmon të bini nga pesha. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat