Ahmeti: Mos u sëmursh në Kosovë; duhet reformë rrënjësore

Shëndetësia

Ahmeti: Mos u sëmursh në Kosovë; duhet reformë rrënjësore

Më: 27 maj 2017 Në ora: 22:36
Shpend Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje

Shpend Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje, në Magazinën Zgjedhore, ka thënë se si Lëvizja Vetëvendosje do të bëjë reformim rrënjësor të sistemit shëndetësor, nëse e fiton besimin e qytetarëve për të drejtuar qeverinë e ardhshme.

Ai ka deklaruar se shëndetësia e Kosovës është në kolaps, për shkak të papërgjegjësisë të atyre që deri tani kanë udhëhequr me këtë dikaster qeveritar, ndëra ka premtuar ndryshime radikale në një qeverisje të mundshme të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Kjo qeveri ka thënë disa herë se do të fillojë me sigurime shëndetësore. Por ata nuk i kanë bërë përgatitjet e duhura. Ne do ta bëjmë këtë gjë. Nuk është shkencë raketore ajo. Tre tenderë janë shpallur për këtë gjë. Ka njerëz që janë nën hetime për këta tenderë”.

“Kosova ka problem të madh me sistemin shëndetësor. Prandaj plot qytetare shkojnë në vende të rajonit. Shumë spitale të Maqedonisë janë plot me kosovarë. Mos t’rëntë të sëmuresh në Kosovë”.

“Ne i kemi dhënë afat Ministrisë së Shëndetësisë që ta kryejë sistemin elektronik për pacientë. Nëse nuk e bën deri në atë datë, ne do ta bëjmë vet. Secili programer i ri në Prishtinë ështëi aftë ta kryejë këtë punë”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat