Gjërat që i ndodhin trupit tuaj kur nuk mjaftoheni gjumë

Shëndetësia

Gjërat që i ndodhin trupit tuaj kur nuk mjaftoheni gjumë

Më: 25 maj 2017 Në ora: 15:43
Ilustrim

Të gjithë ekspertët shëndetësorë rekomandojnë që t’i bëni përafërsisht tetë orë gjumë në ditë. Megjithatë, shpeshherë problemet e ndryshme e pengojnë realizimin e kësaj këshille.

Por, a i dini efektet e dëmshme që i sjell pagjumësia?

Fillimisht do të vuajë pamja juaj!

Sipas disa eksperimenteve me persona të cilët kishin fjetur vetëm katër orë për tri net radhazi, ata persona kishin përfunduar duke u dukur të “sëmurë”, kishin pasur pamje të zverdhët, e gjithashtu edhe rrathë të zi nën sy – pra u ishte keqësuar pamja fizike.

Bëheni më të prirë ndaj sëmundjeve

Pagjumësia afatgjate ju bën më të prirë ndaj sëmundjeve të zemrës, shtypjes së lartë të gjakut dhe diabetit.

Pagjumësia ndikon në shtimin e peshës!

Hulumtimet tregojnë se personat të cilët flenë më pak se shtatë orë fitojnë më shumë peshë dhe kanë rrezik më të lart për tu bërë obezë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat