Personat me këtë formë trupi janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës

Shëndetësia

Personat me këtë formë trupi janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës

Më: 22 maj 2017 Në ora: 12:20
Ilustrim

Një studim i cili analizoi të dhënat shëndetësore të 430 mijë njerëzve, doli në përfundimin se personat të cilat kanë trup në formë mollë janë më të rrezikuar nga sëmundja e zemrës.

Sipas Daily Mail, pas studimit u vu re se ata që kanë këtë formë trupi, pra e vënë shëndetin në pjesën e sipërme të trupit, janë më të prirur të vuajnë nga presioni i lartë i gjakut. Gjithashtu këta njerëz janë më të prirur të kenë intolerancë ndaj insulinës, çka e bënë të vështirë përpunimin e sheqerit në trupin e tyre.

Për një kohë të gjatë, trupi në formë dardhe (që merr më shumë shëndet tek pjesa e vitheve) është parë si tregues i një shëndeti të mirë. Por për herë të parë, shkencëtarët vunë re se ka një lidhje mes trupit në formë mollë dhe sëmundjes koronare të zemrës, po ashtu edhe diabetet e tipit të dytë, që lidhet me obezitetin.

Sipas studiuesve, kjo lidhet me yndyrën e grumbulluar përreth organeve jetësore tek kjo formë trupi. Ai prodhon hormone dhe substanca të tjera që shkaktojnë presion më të lartë gjaku, kolesterol dhe nivele më të larta të sheqerit në gjak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat