10 gjërat që duhet t’i bëni në të 20-at që të ndiheni mirë në të 30-at

Shëndetësia

10 gjërat që duhet t’i bëni në të 20-at që të ndiheni mirë në të 30-at

Më: 20 maj 2017 Në ora: 09:58
Ilustrim

Që vitet e jetës sonë janë të lidhura dhe kanë ndikim të ndërsjellë, kjo është e ditur, por kur jemi në të 30-at pendohemi që nuk kemi bërë diçka më parë, në mënyrë që në këtë moshë të jemi më të lumtur.

Për t’jua hequr këtë ndjesi do t’ju tregojmë disa gjëra që duhen bërë në të 20-at që të mos ndiheni keq në të 30-at.

Palestra dhe ushtrimet
Koha e lirë nuk fillon të shtohet me kalimin e viteve, por përkundrazi, koha e lirë ngushtohet. Prandaj duhet të bëni ç’është e mundur që të bëni ato gjëra që ju bëjnë të ndiheni mirë dhe palestra e ushtrimet ju bëjnë të ndiheni mirë, përveçse ju mbajnë në formë.

Pini më shumë ujë!
Uji është ai që bën diferencën mes një lëkure të shkëlqyeshme, trupi në formë, një gjendjeje psikologjike të mirë dhe një lëkure të “varfër”, trupi jo të mirë dhe një gjendjeje psikologjike jo shumë të qëndrueshme.

Ruani kontaktet me ish-kolegët

Meqë ju latë punën nuk do të thotë se nuk mund të ruani kontaktet me ish-kolegët, pa përmendur faktin që nesër apo pasnesër ata mund të punojnë në një kompani ku ju ëndërroni të punoni dhe ata mund të thonë: “Duhet ta marrim atë person në punë sepse unë akoma flas me të dhe është e duhura apo i duhuri”!

Mos e vrisni mendjen për statusin e marrëdhënies suaj
Takoni shumë të njerëz dhe bëni shumë seks. Ose rrini i vetëm apo e vetme për aq kohë sa të doni, por mos e vritni mendjen dhe as mos u stresoni se nuk keni gjetur akoma burrë apo grua. Ajo do të ndodhë kur të jetë e thënë të ndodhë dhe stresimi për shkak të kësaj do të ishte një gjë shumë e keqe.

Lexoni gazetën çdo ditë, edhe nëse është online
Nëse dëshironi të jeni një tridhjetë e ca vjeçar/e i/e mirinformuar duhet të filloni ta ndërtoni “bazën e të dhënave” që tani. Dhe nuk është fare e dhimbshme apo e lodhshme, mjafton të lexoni një artikull çdo ditë për një temë që ju intereson dhe mbaroi.

Ndërmerrni rreziqe për hir të karrierës
Urreni atë që po bëni dhe do të bëni diçka të re, por keni frikë se nuk do të bëni para mjaftueshëm, keni frikë së nuk do të mund ta fitoni punën apo nuk e keni idenë ç’po bëni? Edhe? Ku është problemi? Përderisa nuk keni një fëmijë për të ushqyer, hidhuni nga shkëmbi, zhytuni në det dhe filloni atë që dëshironi.

Udhëtoni
Udhëtoni edhe nëse duhet të hani ushqime 1$ në rrugë. Nuk ka rëndësi edhe nëse udhëtoni vetëm. Rëndësi ka të shëtisni sa më shumë në vende të ndryshme. Kështu që kur të ktheheni në të njëjtat vende kur të jeni 30-vjeç/e do të jetë një nostalgji e paparë.

Krem kundër diellit
Përdorni krem kundër diellit, sidomos në ditët me shumë ndriçim, nëse nuk doni që fytyra juaj të duket si një çantë lëkure kur të jeni në të 30-at.

Ndahuni nga i dashuri i gjimnazit apo i universitetit
Nëse qëndroni bashkë vetëm për shkak të kujtimeve që mbani apo për shkak të nostalgjisë, më mirë ndahuni. Hapni “rrugë” të reja për veten dhe gjeni dikë tjetër, me të cilin nuk do të të lidhin vetëm kujtimet apo nostalgjia për atë ç’ka keni kaluar.

Merrni një kafshë shtëpiake
Edhe nëse është ndonjë peshk apo zog, nuk ka rëndësi lloji apo madhësia. Një kafshë shtëpiake do të jetë shoqëruesi më i mirë për ju, si dhe do t’ju mësojë të jeni të përgjegjshëm e të dashur me të tjerët. Gjithashtu, do t’ju mësojë të jeni më të përqendruar në familje dhe në shtëpinë tuaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat