Shenjat e ankthit tek fëmijët

Shëndetësia

Shenjat e ankthit tek fëmijët

Më: 14 maj 2017 Në ora: 14:40
Ilustrim

Fëmijët kanë të njëjtat probleme ankthi si adoleshentët dhe të rriturit. Megjithatë, fëmijët mund të kenë vështirësi t’i kuptojnë dhe shprehin ndjenjat.

Kjo do të thotë që prindërit duhet të jenë të vëmendshëm për atë që ndodh me fëmijën. Ndonjëherë ankthi është i dukshëm si në rastin e një sulmi paniku. Herë të tjera nuk është aq i qartë.

Ndonjëherë shenjat e ankthit tek fëmijët janë simptoma fizike si, probleme me stomakun, dhimbje të muskujve apo lodhje. Disa shqetësime apo frika mbahen sekret dhe kjo çon në shpërthime zemërimi apo rezistencë ekstreme. Ndonjëherë duken si rituale të çuditshme apo sjellje supersticioze.

Nëse këto shenja pengojnë jetën normale të fëmijës, duket shumë këmbëngulës, duhet marrë parasysh mundësia që fëmija juaj mund të ketë një çrregullim ankthi.

Llojet e zakonshme të ankthit në fëmijëri:

Fobi – Fobitë janë llojet më të zakonshme të ankthit. Psikologët kanë organizuar ato në pesë kategori: Kafshëve, Mjedisit, Mjekësore, Ngjarje dhe të tjera.

Emetofobia– Kjo është frike të hedhurit lart.

Ndarja – Është normale për një fëmijë, të mos dojë të largohet nga siguria e prindit.

Sulmet e panikut– Simptomat e përshkallëzuara të ankthit mund të kthehen në një sulm paniku.

Ankthi i përgjithësuar – Mund të jetë problem nëse fëmija juaj shqetësohet për gjëra të ndryshme në të njëjtën kohë. Zakonisht shqetësimet janë për gjëra si miqësitë, çështjet e sigurisë familjare…

Ankthi Social – Ndodh kur situata sociale apo të performancës sjellin ankth të lartë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat