Çfarë çaji duhet të pini për të mbajtur në kontroll tensionin e lartë

Shëndetësia

Çfarë çaji duhet të pini për të mbajtur në kontroll tensionin e lartë

Më: 12 maj 2017 Në ora: 08:46
Çaji i hibiskusit

Lulja hibiskus admirohet për bukurinë e saj, por ajo përmban edhe një sasi të madhe të përftimimeve shëndetësore.

Kjo lule përmban sasi të madhe të vitaminës A, hekurit dhe vitaminës C.

Të mirat shëndetësore që përmban lulja hibiskus janë se parandalon sëmundjet e zemrës dhe përmison sistemin e tretjes. Por mbi të gjitha është e rëndësishme se ndihmon në konstrollomin e tensionit të lartë.

Në shumë vende të botës, lulja hibiskus përdoret për trajtime mjeksore. Pas shumë hulumtimeve është vërtetuar se kjo lule e bukur është një herb ideale për forcimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Mënyra më e mirë për të përdorur çajin hibiskus është bashkë më kanellë dhe me përbëres tjerë.

Ja si mund të përgatisni çajin hibiskus për të kontrolluar tensionin  e lartë të gjakut:

Përbrësit:

4-5 lugë gjethe hibiskus
4 gota ujë
1 lugë e vogël kanellë
1 lugë e vogël mjaltë
1 lëng portokalli

Përgatitja:

Vloni ujin në temperaturë të lartë, më pas shtoni kanellën dhe gjethet e hibiskusit. Lëreni ujin të vlojë për 20 deri në 25min. Më pas i largoni gjethet nga uji dhe shtoni lëngun e portokallit dhe mjaltin. Këtë çaj mund ta konsumoni të ngrohtë ose të ftohtë, sipas dëshirës.

Pijeni këtë çaj çdo ditë në të njejtën orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat