Ushqime që i hamë çdo ditë dhe nuk e dimë se janë afrodiziakë të fuqishëm

Shëndetësia

Ushqime që i hamë çdo ditë dhe nuk e dimë se janë afrodiziakë të fuqishëm

Më: 11 maj 2017 Në ora: 01:07
Ilustrim

Dihet se guaskat, arrat dhe manaferrat janë afrodiziakë të fuqishëm, por ka edhe shumë nga ata afrodiziakë më pak ekzotikë që i hamë çdo ditë, dhe të cilët janë gjithashtu stimulues të fuqishëm të seksit.

Dr. Diana Hoppe shpjegoi për “Cosmopolitan” se cilat ushqime nga dieta e përditshme mund të ndikojnë në disponimin tuaj seksual. Kështu, për shembull, kafja dhe çokollata të cilat i konsumojmë pothuajse çdo ditë, konsiderohen të jenë mbretëresha të afrodiziakëve.

Çokollata përmban feniletilaminë, e cila e rrit eksitimin, teobrominë dhe serotoninë, të cilat janë gjithashtu stimuluese. Kafja e rrit nivelin e dopaminës në tru, gjë që ndikon në rritjen e ndjenjave të kënaqësisë. Përveç kësaj, ajo ua jep një ndjenjë euforie si meshkujve ashtu edhe femrave.

Specat djegës chilli i stimulojnë mbaresat nervore në gjuhë të cilat e lirojnë hormonin epinefrinë ose adrenalinë. Ky hormon e forcon punën e zemrës dhe qarkullimin e gjakut në organet seksuale. Përndryshe, të gjitha erëzat nga të cilat djersitemi konsiderohen afrodiziakë.

Shumë njerëz mendojnë se fiku duket seksi, por përveç kësaj është edhe afrodiziak shumë i fuqishëm. Përmban shumë aminoacide, të cilat e rrisin eksitimin dhe ju japin shumë energji.

Shpargu, avokadot dhe bananet janë gjithashtu afrodiziakë, të cilat e rrisin nivelin e hormoneve seksuale dhe e rrisin dëshirën seksuale. Selino e stimulon sekretimin e hormonit mashkullor androsteron i cili vepron në femra.

Sipas një hulumtimi të kohëve të fundit të shkencëtarëve italianë, aminoacidi citrullinë, të cilin e përmban shalqiri, e përmirëson qarkullimin dhe mund ta lehtësojë impotencën. Trupi ynë e përdor citrullinën për të prodhuar argininë e cila vepron si viagra.

Afrodiziakë të fuqishëm janë edhe shega, vera e kuqe, salmoni, vanilja, mjalti dhe qershitë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat