Femrat që marrin këtë ilaç janë më të rrezikuara nga kanceri i gjirit

Shëndetësia

Femrat që marrin këtë ilaç janë më të rrezikuara nga kanceri i gjirit

Më: 13 prill 2017 Në ora: 18:20
Ilustrim

Çdo bari shoqërohet me një listë të gjatë apo jo, të efekteve anësore e kjo nuk është një sekret, por një studim i fundit konkludon se rreziqet që vijnë nga disa pilula të caktuara janë nënvlerësuar për vite me radhë.

Shkencëtarët në Institutin e Kërkimeve të Kancerit në Londër besojnë se këto rreziqe në të vërtetë janë rreth 60% më të larta se sa shumica e njerëzve mendojnë.

Një studim i fundit i bërë me 39,000 gra britanike, të cilat po kalonin periudhën e menopauzës dhe po trajtoheshin me hormone ishin tre herë më të rrezikuara për t’u prekur nga kanceri i gjirit.

Studimet e mëparshme kanë zbuluar se kjo terapi rrit rrezikun e kancerit të gjirit, por shkencëtarët janë duke zbuluar se sa i lartë është rreziku.

Sipas studimi të publikuar së fundmi 34 në 1.000 femra janë diagnostikuar me kancer vetëm pas trajtimit me hormone.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat