Arsyeja pse nuk duhet të laheni shumë shpesh

Shëndetësia

Arsyeja pse nuk duhet të laheni shumë shpesh

Më: 2 prill 2017 Në ora: 00:13
Ilustrim

Pranvera ka ardhur dhe kjo do të thotë se tani ditët do të jenë më të gjata dhe më të ngrohta – dhe për shumicën e njerëzve, larja e shpeshtë është mënyra më e mirë për të hequr djersët dhe erën e keqe.

Por, larja e shpeshtë mund të jetë më e keqe sesa era e djersëve. Sipas një hulumtimi të ri, duke u larë shumë shpesh ju humbni yndyrën esenciale të lëkurës dhe organizmat – dhe kjo është e keqe për shëndetin tuaj, lëkurën dhe balancën e jetës në trupin tuaj.

Një numër dëshmish, në fakt, sugjerojnë se shamponi, së bashku me një numër faktorësh të tjerë, janë duke e dëmtuar sistemin kompleks të trupit të cilin shkenca ende nuk po e kupton mirë: mikrobiomin njerëzor.

Mikrobiomi është koleksioni i baktereve, viruseve dhe mikrobeve të tjera që jetojnë në trupin tuaj. Këto krijesa të vogla janë shumë të rëndësishme për shëndetin tuaj – pa to, sistemi juaj imun, i tretjes dhe madje edhe zemra do ta humbnin funksionin ose të dështonin tërësisht.

Shkenca nuk ofron një pasqyrë të plotë rreth rolit të mikrobiomit në jetën tonë, por dëshmi të shumta sugjerojnë se larja e shpeshtë dëmton mikrobiomin në lëkurë.

Dhe pa një mikrobiom të shëndoshë, lëkura e ka të vështirë të mbajë një balancë të shëndetit dhe të evitojë dëmtimet dhe infeksionet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat