Ja ushqimet dhe pijet që përkeqësojnë ftohjen

Shëndetësia

Ja ushqimet dhe pijet që përkeqësojnë ftohjen

Më: 17 mars 2017 Në ora: 18:41
Ilustrim

Gjithkush e di se, kur jemi të sëmurë, nga çaji i ngrohtë ose supa ndihemi shumë më mirë. Megjithatë, janë disa ushqime që nuk janë aleatë në luftën kundër ftohjes, por mund intensifikojnë simptomat edhe më shumë.

1. Lëngje frutash të blera

Lëngjet e frutave të shtrydhur janë të pasura me vitamina dhe minerale, që për trupin e sëmurë janë të domosdoshme, por kjo nuk vlen për lëngjet e blera. Gjegjësisht pije të tilla përmbajnë sasi të mëdha të sheqerit që lidhen me qelizat e gjakut, dhe nga trupi vitaminat "vjedhin" ku si pasojë dëmtojnë sistemin imunitar.

2. Ushqimet e skuqura

Ushqimet e skuqura nuk janë të shëndetshme edhe kur ne jemi të shëndetshëm, prandaj vetëm paramendoni se janë të dëmshme për trupin e dobësuar nga virusi. Ato janë të mbushura me acide të ngopura yndyrore, që janë të vështira për tretje, dhe mund të çrregullojnë në mënyrë të konsiderueshme sistemin e tretjes së organizmit, i cili gjatë sëmundjes edhe ashtu nuk punon me kapacitet të plotë.

3. Kafeja

Kur jemi të sëmurë duhet të intensifikojmë futjen e lëngjeve. Kafeja, përkatësisht kafeina si përbërës kryesor i pijes së dashur të zezë, vepron si diuretik i fuqishëm, i cili mund të shkaktojë dehidrim të trupit që tashmë është dobësuar.

4. Ushqimet turshi

Ushqimet turshi mund të irritojnë tashmë mukozën e sëmunrë në lukth, që mund të rrisë më tej simptomat e sëmundjes. Në këtë grup përfshihen perimet turshi, agrumet, sidomos portokalli dhe domatja në të gjitha format e saj. Agrumet preferohet të shtrydhen dhe të përzihen me pije të nxehta dhe mjaltë.

5. Alkooli

Ashtu si kafeja, alkooli "largon" lëngjet nga trupi dhe kështu mund të shkaktojë dehidrim, ndërsa përzierja e alkoolit dhe ilaçeve të caktuara mund të zvogëlojë veprimin e tyre. Edhe pse hulumtimet konfirmojnë se një gotë verë gjatë një vakti e rrit imunitetin, kur jeni të sëmurë atë zakon hiqeni dhe  zëvendësojeni atë me një gotë lëng ose çaj.

6. Produktet e qumështit

Edhe pse produktet e qumështit përmbajnë proteina dhe vitaminë D, e cila ndihmon të forcimin e trupit, poashtu e rrisin sekretimin natyror të mukusit në trup që mund të forcojë më tej kollitjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat