Dëshira për ushqime të ndryshme paralajmëron mungesën e këtyre mineraleve dhe vitaminave

Shëndetësia

Dëshira për ushqime të ndryshme paralajmëron mungesën e këtyre mineraleve dhe vitaminave

Më: 13 mars 2017 Në ora: 17:57
Ilustrim

Keni një dëshirë të papërmbajtshme për një copë pice apo çokollatë? Mos u gënjeni, trupi juaj nuk po kërkon këto ushqime, por po ju paralajmëron se keni nivele të ulëta të mineraleve dhe vitaminave kryesore. 

Dëshira për të ngrënë ushqime të kripura është shenjë e niveleve të ulëta të kalciumiut. Veç këtij minerali, uriapër të kripura tregon që trupi juaj është i dehidratuar. Në vend të patatinave duhet të hani djathë, brokoli apo fara susami.

Dëshira për çokollata apo ëmbëlsira lidhet me mungesen e kroniumit, sulfurit, triptofanit dhe fosforit të karbonit. Në vend të tyre duhet të hani pulë, brokoli, rrush, djathë, boronica, spianq, patate të ëmbla. 

Uria për bukë lidhet me nivelet e ulëta të nitrogjenit. Nëse nuk dëshironi të konsumoni bukë, zëvendësojeni me mish, peshk, arra dhe fasule. 
Trupi juaj nuk kërkon vërtet kafe, por ju paralajmëron se duhet furnizuar me sulfur, hekur, kripë, fosfor. Në vend të kafes konsumoni të verdhë veze, speca të kuq, hudhra, qepë, uthull molle, mish, qershi, arra, bulmet etj. 

Në vend të pijeve me shqer, këtë uri të çmendur mund ta shuan duke ngrënë brokoli, kale ( një lloj lakre) djathë, susam. 
Nevojën për cigare mund ta zhdukni duke konsumuar fruta të thata. Duhet të shmangni vitaminen c, portokallin, perimet dhe frutat e kuqe e të gjelbra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat