Doni të jetoni gjatë, ja çfarë duhet të bëni

Shëndetësia

Doni të jetoni gjatë, ja çfarë duhet të bëni

Më: 9 mars 2017 Në ora: 23:08
Ilustrim

Librat kanë fuqi të madhe te njeriu ku nëpërmjet tyre ndërtohet një individ por edhe një shoqëri e tërë. Një lajm i mirë vjen për rata që lexojnë pasi një studim i fundit thotë se të lexuarit e librave të zgjat jetën.

Në një studim nga Universitetit i Yale, morën pjesë 3 600 persona mbi moshën 50-vjeç ku ata që lexonin 3.5 orë në javë jetuan 2 vjet më shumë se ata që nuk lexonin, shkruan World Economic Forum.

Studimi ndoqi për 12 vjet pjesëmarrësit.

Të lexuarit, rriste jetëgjatësinë pavarësisht gjinisë, pasurisë apo edukimit.

Studimi nxori që të lexuarit e librave ishte më efikas se të lexuarit e revistave apo gazetave.

Leximi i librave, përfshinë më shumë të menduarit sesa leximi i revistave.

Studimi nxori gjithashtu se kjo mirëmbante funksionimin e trurit dhe çonte në jetëgjatësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat