Efekti i spermës tek shëndeti i grave

Shëndetësia

Efekti i spermës tek shëndeti i grave

Më: 3 mars 2017 Në ora: 23:52
Ilustrim

Universiteti Shtetëror në New York ka zhvilluar një studim, përmes anketës, ku shkencëtarët krahasuan jetën seksuale të 293 femrave me shëndetin e tyre mendor.

Hulumtuesit thonë se gratë të cilat kryejnë marrëdhënie më të pambrojtura (pa prezervativ) dhe kanë seks të rregullt janë më pak depresive dhe i kryejnë më mirë testet njohëse.

Studimi gjithashtu tregoi se lëngu i spermës përmban kimikate që ngrenë humorin, rrisin dashurinë, shkaktojnë gjumë dhe gjithashtu përmban të paktën tre kimikatë antidepresivë.

Sperma përmban hormonin thyrotropin (antidepressant), melatonin (një gjumë sjellës), dhe madje edhe serotonin neurotransmitter (ndoshta më i njohur si antidepressant).

Duke pasur parasysh këto përbërës – dhe kjo është vetëm një mostër e vogël e që gjenden në spermën e njeriut – Hulumtuesit Gallup dhe Burch, së bashku me psikologun Steven Platek, formuluan hipotezën se gratë që kanë marrëdhënie seksuale të pambrojtura duhet të jetë më pak në depresion se pjesëmarrëset që kanë marëdhënie të kontrolluara.

Hulumtimi sugjeron se, nuk është se gratë që kanë marrëdhënie seksuale janë thjesht më të lumtura, por se nivelet e lumturisë mund lidhen me sasinë e spermës brenda trupit të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat