Si është të ballafaqohesh me depresionin dhe ankthin?

Shëndetësia

Si është të ballafaqohesh me depresionin dhe ankthin?

Më: 28 shkurt 2017 Në ora: 14:36
Ankthi, ilustrim

“Është një ndjenjë gjithëpërfshirëse e të qenit e pamundur të gjesh zgjidhje, t’ia ngulësh sytë zbrazëtisë dhe të ndjehesh tërësisht i paaftë ta largosh veten nga aty”, e përshkoi depresionin një i intervistuar.

Thonë se të zgjohesh nga gjumi për çdo ditë është sfidë në vete dhe se shpesh pjesa më e vështirë është të tentosh ta fshehësh atë, shkruan The Independent.

Tema e depresionit nuk është më tabu sikur në të kaluarën dhe me kalimin e kohës shumë njerëz dalin haptazi të flasin për shëndetin mendor.

Por cilat janë shenjat e depresionit?

Një ndjenjë ngulfatëse e druajtjes

Dëshirë për vetë-shkatërrim dhe vdekje

Asgjë nuk të sjellë gëzim

Një ndjenjë gjithëpërfshirëse e pazgjidhshmërisë

Çdo  ditë është sikur të jetosh një gënjeshtër

Gjërat që duken si brenga kalimtare mund të zgjerohen në frikë konsumuese

Presion konstant

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat