Virozat pasojë e mungesës së kësaj vitamine

Shëndetësia

Virozat pasojë e mungesës së kësaj vitamine

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 12:58
Gripi, ilustrim

Mendohet se i ftohti i dimrit është arsyeja kryesore që fshihet pas gripit e sëmundjeve virale të stinës, por mesa duket të gjithë kemi besuar një gënjeshtër.

Por nëse temperaturat e ulëta nuk janë shkaku kryesor i sëmundjeve, atëherë cila është arsyeja e vërtetë pas kaq shumë sëmundjeve?

Përgjigja e vërtetë është mungesa e vitaminës D.

Kjo shpjegon se pse kaq shumë njerëz sëmuren në kohën e dimrit. Sipas shkencës organet tona ruajnë vitaminën D.

Gjatë pranverës dhe verës kur dielli është i fortë, ne jemi në gjendje të grumbullojmë vitaminë D, por kur këto rezerva shterohen, në dimër është e vështirë t’i zëvendësojmë e në këtë mënyrë, bie imuniteti i trupit.

Pra për të mbajtur sa më larg gripin duhet të përfshini në dietën ushqimore ushqime të pasura në vitamin D si:

Vezë

Vaj peshku

Mëlçi

Kërpudha

Djathë

Portokall

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat