Ja çka i ndodh trupit kur nuk konsumoni sheqer

Shëndetësia

Ja çka i ndodh trupit kur nuk konsumoni sheqer

Më: 29 janar 2017 Në ora: 14:52
Ilustrim

Dietologia amerikane Tamar Dunker, në një intervistë për Business Insider, shpjegon e cfarë i ndodhë trupit tonë, kur ne ndalojmë së konsumuari sheqerin.

Sipas saj, efektet janë të menjëhershme. Ndërmjet orësh ndryshon niveli hormonal, insulina fillon të bie.

Është shumë e vështirë të humbisni peshë, kur keni shumë insulinë që qarkullon në trup.

“Prandaj është kaq e rëndësishme të mos konsumoni sheqer”, thotë ajo.

Në këtë mënyrë, kur ju nuk konsumoni sheqer, trupi e shfrytëzon yndyrën për ta djegur që të fitojë energji.

“Kur filloni që të mos përdorni më sheqer, ju mësoheni që të mos i pëlqeni më gjërat e ëmbla. Ato nuk ju vijnë më aq me shije si dikur, dhe do të filloni të gjeni alternativa. Në këtë mënyrë ju do ta largoni gjithmonë sheqerin nga përdorimi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat