A zgjoheni ndonjëherë natën dhe s’mund të lëvizni? Ja përse!

Shëndetësia

A zgjoheni ndonjëherë natën dhe s’mund të lëvizni? Ja përse!

Më: 11 janar 2017 Në ora: 08:52
Ilustrim

Imagjioni, sikur jeni brenda këtij skenari. Në mes të natës, ju jeni duke fjetur. Papritur, zgjoheni dhe s’mund të lëvizni. 

Sytë nuk i hapni dhe s’mund t’i lëvizni duart dhe këmbët. Madje as gishtërinjtë fare s’mund t’i lëvizni.Frymëmarrja juaj është e vështirë. Ndiheni sikur diçka është ulur në krahërorin tuaj. Kjo skenë horror zgjat për disa minuta, por duket sikur zgjat me orë të tëra. Gjumi nuk është më i qetë, përkundrazi, është i tmerrshëm.

Me të vërtetë duket sikur skenë e shkruar në ndonjë libër, por kjo është diçka reale. Kjo është e drejtë. Gjatë netëve ka njerëz të cilët e përjetojnë këtë gjë. Ata nuk ia kanë idenë se çfarë po ndodhë, gjithsesi hapësira për të lëvizur është e bllokuar totalisht.

Koha është të mësoni se pse ndodh ky fenomen.

Këto simptome janë fenomen i një gjumi të çuditshëm të quajtur paralizë e gjumit. Me faktorë të shumtë social dhe psikologjikë në vitin 2011 janë bërë 35 studime me më shumë se 36 mijë pjestarë.Gjetjet nga këto studime janë se 7.6 % e këtyre njerëzve përjetojnë paralizën e gjumit, duke u rritur në 28.3% në grupe.

Por, nëse truri është i zgjuar, pse trupi s’mund të lëvizë?Gjithçka ka të bëjë me tre ose katër shkallët e REM-it (lëvizjen e shpejtë të syve) në gjumë dhe një gjendje specifike të REM-it. Është e mundur të ëndërrohet në të gjitha format e gjumit, por ëndrrat që përjetohen në REM janë më reale dhe më të gjalla.

Truri është plotësisht aktiv gjatë gjumit REM, dhe njerëzit janë të paralizuar gjatë REM-it.Shumë njerëz që zgjohen papritmas mund të lëvizin lirshëm.

Sidoqoftë, ka njerëz të cilët nuk mund të lëvizin pasi të zgjohen nga paraliza e gjumit. Ndodh për shkak se gjendja e paralizës vazhdon edhe pasi të zgjoheni. Në shumicën e kohës, kjo eksperiencë zgjat disa sekonda deri në një minut, megjithatë në raste të çuditshme, disa njerëzve ju nevojitet 10 deri në 15 minuta për të rifituar fuqinë e lëvizjes.

Shumë njerëz ndjejnë një prezencë kur janë në paralizën e gjumit. Hulumtuesit nuk janë të sigurtë se çfarë e shkakton këtë, por ata kanë disa ide. Një nga këto është se truri imagjinon lëvizjen që trupi nuk mund ta bëjë. Truri, në këtë rast thotë “Unë nuk mund të lëviz duart e tua, por ja ku e ke një halucinacion të duarve tua teksa lëvizin.”

Gjthashtu, një tjetër shpjegim është se pjesa e trurit e cila është përgjegjëse për frikën, bëhet interaktive dhe këto janë rezultatet, sipas një hulumtuesi:“Ti zgjohesh derisa amygdala lëshon britma. Ky është një kërcënim! Kështu që truri duhet të shpikë diçka për të rregulluar paradoksin e amygdalas që ka qenë aktive pa asnjë arsye! ”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat