Këto ushqime mbrojnë fëmijët nga virozat

Shëndetësia

Këto ushqime mbrojnë fëmijët nga virozat

Më: 10 janar 2017 Në ora: 07:48
Ilustrim

Duke qenë se një fëmijë e ka imunitetin më delikat se sa një i rritur, dhe sasia e ushqimit që merr është relativisht e vogël, është e nevojshme që ushqimi ditor të organizohet mirë në mënyrë që të marrë gjithë lëndët ushqyese të nevojshme. Ky do të ishte një program ushqimor për të vegjlit që t’i shpëtojnë gripit.

Mëngjes

1 lugë të vogël vaj peshku (i mëlçisë së merlucit)*
1 kupë trahana të thartë me pak bukë thekre, vaj ulliri, djathë dhie dhe domate thare; ose 1 fetë buke thekre me salcë avokado* dhe pak hudhër; ose 1 fetë buke thekre me salcë kosi të bërë vetë*
1 lëng molle me rozmarinë
5 pika propolis*

Paradite

1 arrë Brazili*, 2 mandarina ose 1 kivi
1 çaj me: rigon, timo (trumzë), sherebele, çaj mali, xhenxhefil dhe kanellë + 1 lugë mjaltë dhe pak lëng limoni.
Drekë

Supë pule me pak patate të ëmbla, karota, thjerrëza dhe oriz integral
1 kupë të vogël sallate me lakër të bardhë, të kuqe, karotë dhe qepë të njomë të marinuar me vaj ulliri, lëng limoni, majdanoz, pak hudhër të shtypur të grirë, pak salcë soje (kjo e fundit jo e domosdoshme).
Pasdite

120ml lëng shege
15gr fara kungulli ose 5 bajame
1 çaj me: rigon të thatë, timo (trumzë), sherebele, çaj mali, xhenxhefil dhe kanellë + 1 lugë mjaltë dhe pak lëng limoni.
Darkë

1 supë me qepë, hudhra, brokoli ose spinaq ose kërpudha, pak mish të kuq dhe lëng kockash

1 fetë buke thekre

1 tarator me kos shtëpie, pak hudhër, pak vaj ulliri, pak lëng limoni dhe koper

5 pika propolis

Është e rëndësishme që gjatë gjithë ditës të merret të paktën 1 thelb hudhër. Kjo është edhe arsyeja e vendosjes së salcës së kosit dhe taratorit.

*Salcën e avokados përgatiteni me ½ e nje avokadoje të butë, të cilën e shtypni me pak vaj ulliri, lëng limoni, kripë dhe piper, deri sa të bëhet kremoze. Gjithashtu edhe salcën e kosit mund ta përgatisni me kos grek* të kulluar, pak hudhër, koper, vaj ulliri dhe lëng limoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat