Çfarë i bën i ftohti trupit tonë?

Shëndetësia

Çfarë i bën i ftohti trupit tonë?

Më: 8 janar 2017 Në ora: 11:37
Ilustrim

Kjo varet nga mosha dhe kushtet shëndetësore. Temperatura e trupit në kushte normale është 37 gradë dhe mjafton pak për ta ulur.

Në prani të lagështirës dhe erës, thotë revista New Scientist,  trupi mund të kalojë në hipotermi, edhe kur termometri mjedisor shënon 20 gradë.

Një ulje e temperaturës së brendshme në vetëm dy gradë, ndryshon ritmin e zemrës.

Në çfarë mënyre i ftohti e kërcënon shëndetin?

Nëse temperatura e trupit bie shumë, atëherë ekziston rreziku i ngrirjes.  I ftohti shkakton ngushtimin e enëve të gjakut, duke rritur shanset e një sulmi në zemër.

Por kur moti është i keq, njerëzit kanë tendencë të qëndrojnë mbyllur në shtëpi dhe kjo favorizon përhapjen e viruseve të gripit.

Rrëshqitja në terrenet e ngrira është e rrezikshme sidomos për të moshuarit. Lëkur ka tendencë të thahet dhe mund të dëmtohet.

Përse nga ftohen fillimisht duart, këmbët dhe hunda?

Termostati i trupit është një rajon i trurit i quajtur hipotalamusi. Për të mbrojtur organet vitale si zemra dhe mushkëritë, qarkullimi i gjakut shmanget në pjesën qendrore të trurit, duke penalizuar zonat më ekstreme që bëhen më të ftohta.

Gjaku është i drejtuar në mënyrë preferenciale edhe tek veshkat, për këtë mund të keni ndjesinë e urinimit.

Të dridhurat, si akti i kërcitjes së dhëmbëve, shërbejnë për të ngrohur aktivitetin e muskujve.

Rrënqethja e trupit është një reagim që jep një efekt me të madh izolues të të ftohtit.

Cilatjanë pasojat për trurin?

Sipas një studimi, ndjenja e të ftohtit mund të pasohet nga vetmia, në të kundërt një dush i ngrohtë mund të na bëjë të ndihemi më pak të vetmuar.

Një tjetër hulumtim tregon se temperatura e ulët e trupit i bën njerëzit më pak të pajtueshëm, edhe nëse temperatura e lartë krijon më shumë vështirësi për funksionimin e trurit.

Vendimet komplekse merren më shumë në temperatura të ulëta se sa të larta.

Cilat mite duhet të shmangim?

Të hash dhe të pish përpara se të ekspozohesh në të ftohtë është e këshillueshme për të mos mbetur pa energji, por nuk është e vërtetë se në dimër janë të nevojshme ushqimet me shumë kalori.

Oreksi i madh që kemi gjatë sezonit të ftohtë është ndoshta një trashëgimi e evolucionit, kur ishte e vështirë për të gjetur ushqim, yndyra e depozituar në trup ishte një avantazh.

Pirja e alkoolit jep një ndjenjë të rreme të ngrohjes, por rrit rrezikun e hipotermisë sepse zgjeron enët e gjakut më shumë në lëkurë se në organet vitale.

Këshilla për të veshur një kapuçë është e vlefshme, po ashtu edhe pretendimi se 40-50 % e nxehtësisë së trupit e humbur përmes kokës është e vërtetë.

A ka persona më rezistentë ndaj të ftohtit?

Yndyra mund të funksionojë si një shtresë izoluese që të mbron nga i ftohti, por më pak nga sa mendoni. Duke thënë: Duart të ftohta dhe zemër të ngrohtë” është e vërtetë sidomos për garat, sipas një studimi të The Lancet.

Përshtatja më e keqe me të ftohtin te disa njerëz mund të jetë shkak i gjeneve të trashëguara nga hominoidet arkatike si Neandertalët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat