A ju bën dëm nëse hani vezë çdo ditë?

Shëndetësia

A ju bën dëm nëse hani vezë çdo ditë?

Më: 13 dhjetor 2016 Në ora: 23:43
Ilustrim

Janë të shumta teoritë që qarkullojnë për konsumin e përditshëm të vezës.

Disa prej tyre thonë se mjaftojnë vetëm dy në javë, të tjerë mbështesin faktin se veza duhet të hahet përditë.

Sigurisht, jo e skuqur sepse pastaj nuk bëhet fjalë më për vezën por për vajin!

Në fakt, të një zëri janë të gjitha studimet se po, veza ka mjaftë vlera ushqyese! Është e pasur në proteina e vitamina si A, B2, B6, B12, D, E.

Në përbërje të saj ka minerale si zinku, thiamini, riboflavini, fosfori, magnezi, hekuri, seleni dhe bakëri. Omega 3 dhe acidet yndyrore janë një tjetër pasuri e vezës.

Për funksionet që ka secili nga këta përbërës në vezë dhe të mirat që i sjell veprimtarisë sonë fizike e mendore, është konkluduar së fundi nga studiuesit se, një vezë në ditë, është gjithmonë e këshillueshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat