Kujdes! Mos pini më shumë ujë seç duhet

Shëndetësia

Kujdes! Mos pini më shumë ujë seç duhet

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 20:37
Ilustrim

Duket se konsumi i tepruar edhe i gjërave të mira mund të jetë i rrezikshëm.

Sëfundmi mjekët kanë vënë në mëdyshje rekomandimin e konsumimit me shumicë të lëngjeve, pasi një grua u trajtua për helmim nga uji.

59 – vjeçarja, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, kishte patur infeksion në rrugët urinare dhe mjekët i kishin këshilluar që të pinte ujë me shumicë, gjysmë gote çdo 30 minuta, ndonëse ajo mësohet se i tha mjekëve që mund të ketë konsumuar më shumë se kaq.

Në përpjekje për të “pastruar sistemin e saj”, ajo përfudnoi duke i bërë shumë dëm vetes se mirë, pasi nivelet e sodiumit u ulën në mënyrë të rrezikshme.

Sipas britanikes “Metro”, gruaja kaloi 24 orë në spital dhe nuk mban mend pjesën më të madhe të kësaj kohe. Mjekët ia kufizuan asaj sasinë e ujit që duhet të pinte në 1 litër në 24 orë.

Pas 13 orësh në trajtim, nivelet e sodiumit shkuan drej normales dhe gruaja doli nga spitali.

* Uji, si çdo substancë tjetër, mund të konsiderohet si helm nëse konsumohet më shumë seç duhet në një periudhë specifike. Kur një njeri konsumon shumë ujë, rrezikon të zhvillojë një gjendje të rrezikshme të njohur si hyponatremia, diçka që ndodh kur niveli i sodiumit në gjak është në nivele të ulëta, jashtë normales. Sodiumi është një elektrolit, që ndihmon në rregullimin e sasisë së ujit që ndodhet rreth e rrotull qelizave.

Simptomat që vijnë për shkak të nivelit të ulët të sodiumit janë të përzierje, të vjella dhe dhimbje koke.

Në rastet më të rënda ajo mund të shkaktojë enjte të trurit, që çon në konfuzion, gjendje kome dhe deri në vdekje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat