Çaji i hudhrës, ilaçi i lashtësisë që iu furnizon me energji

Shëndetësia

Çaji i hudhrës, ilaçi i lashtësisë që iu furnizon me energji

Më: 29 nëntor 2016 Në ora: 19:50
Ilustrim

Edhe pse mund të tingëllojë e çuditshme, çaji i hudhrës iu sjell përfitime të shumta, të njohura që në lashtësi

Çaji i hudhrës është përdorur zakonisht nga grekët e lashtë për të forcuar trupin, për të përmirësuar shëndetin e përgjithshëm dhe në të njëjtën kohë, mbush njerëzit me energji dhe freski. Pa dyshim, tashmë pothuajse të gjithë i njohin karakteristikat e hudhrës si një antibiotik. Pse të mos e konsumoni edhe si çaj?

Ja çfarë ju duhet:

Një hudhër

Ujë (një gotë – 200 ml)

Xhenxhefill i integruar (3 g)

Lëng limoni (1 lugë çaji-15 ml)

Mjaltë (1 lugë çaji- 25 g)

Përgatitja:

Gjëja e parë që duhet të bëni është vendosja e një gote me ujë për të zierë. Ndërkohë prisni hudhrën në copa të vogla. Pasi uji fillon të valojë, shtoni 3 gram xhenxhefill të integruar dhe hudhrën e grirë. Lëreni për të paktën 15 ose 20 minuta. Më pas e lini të ziejë edhe pak minuta në zjarr të ngadaltë. Kulloni ujin, shtoni një lugë gjelle lëng limoni dhe një lugë gjelle mjaltë duke përfituar kështu çaj hudhre.

Limoni dhe xhenxhefill do të zhdukin plotësisht erën nga goja juaj. Mund ta konsumoni sa herë të dëshironi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat