Pse është i shëndetshëm dushi me ujë të ftohtë

Shëndetësia

Pse është i shëndetshëm dushi me ujë të ftohtë

Më: 18 nëntor 2016 Në ora: 16:39
Ilustrim

Sipas një studimi të realizuar në Gjermani tregohen efektet pozitive që përfiton organizmi kur lahesh të paktën 2 minuta me ujë të ftohtë. Sigurisht që uji i ngrohtë është më i rehatshëm dhe të jep më shumë kënaqësi, por sipas hulumtimit tregohet se uji i ftohtë kishte edhe më shumë përfitime.

Disa nga efektet e shëndetshme nga ky veprim janë;

Nxit qarkullimi i gjakut

Nëse pjesën e parë të dushit e bëni me ujë të ngrohtë dhe filloni duke e ftohur gradualisht atë, ju do të merrni efekte pozitive në qarkullimin e gjakut. Enët e gjakut shtrëngohen kur laheni me ujë të ftohtë, gjë e cila rrit presionin e gjakut përkohësisht dhe përshpejton rrjedhën e gjakut.

Ju jep energji

Kur laheni me ujë të ftohtë zemra ka rrahje më të shpejta dhe për pasojë përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ju jep ndjesi çlodhjeje.

Rrit sistemin imunitar

Kjo mund të tingëllojë e çuditshme, por hulumtimi gjerman na tregoi të kundërtën. 2 – 5 minuta dush me ujë të ftohtë në ditë do t’ju rrisë sistemin imunitar.

Do të humbisni peshë

Uji i ftohtë ndihmon në djegien e kalorive dhe përshpejton metabolizmin.

Gjithashtu duhet të bëhet kujdes, fillojeni dushin me ujë të vakët dhe më pas vijoni me ftohjen e ujit në mënyrë graduale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat